Adelina Thaçi u jep ngjyrë festave, vjen më elegante se kurrë

Adelina Thaçi është pjesë e xhirimeve festive dhe duket tejet elegante.

ShowBiz

19/12/2018 10:56

Këngëtarja Adelina Thaçi ndonëse ka kohë pa sjell ndonjë projekt të ri muzikor, vazhdon të jetë e angazhuar në mbrëmje të ndryshme muzikore e programe festive, shkruan lajmi.net.

Nëpërmjet publikimit të disa fotografive në llogarinë e saj në Instagram, Adelina i ka ndarë pak momente nga xhirimet dhe duket tejet elegante e veshur me një fustan të gjatë shumëngjyrësh.

Kujtojmë se ajo është e angazhuar në grupin muzikor “Zanat”, të cilin e ka themeluar në bashkëpunim me disa prej kolegeve të saj.

Përkundër angazhimeve në punë është edhe një grua dhe nënë e zonja.

Adelina Thaçi i ka dy vajza me politikanin Bardhyl Meta dhe familja e tyre shihet se është e kompletuar dhe e lumtur./Lajmi.net/