Adelina Tahiri shtatzënë, ja çfarë i bleu vëllai i saj foshnjës

Tash e sa muaj, këngëtarja Adelina Tahiri ka qenë shumë e komentuar në mediet rozë.

ShowBiz

17/02/2018 12:15

Ditët e fundit, u raportuar se këngëtarja është shtatzënë, kjo ngase ishte fotografuar në koridoret e gjinekologjisë, shkruan lajmi.net.

Ani pse këngëtarja nuk ka pranuar apo mohuar publikisht këtë lajm, veprimi i fundit i vëllait të saj ishte një lloj konfirmimi i shtatzënisë së Adelinës.

Në Insta-Story, vëllai i Adelinës, Edmondi ka publikuar një fotografi përmes të cilës ka treguar veshjet e markës “Gucci” që i ka blerë si dhuratë për foshnjën.

Meqenëse në veshjet që ka postuar Edmondi në Instagram shihet edhe ngjyra blu, supozohet se këngëtarja po pret djalë. /Lajmi.net/