Adelina Tahiri shfaq me plot stil djalin e saj

Këngëtarja nga Maqedonia, Adelina Tahiri para pak javësh u bë nënë për herë të parë.

ShowBiz

19/09/2018 22:16

Ajo dhe avokati më i pasur në Maqedoni, Serjozha Markov u bënë prindër të një djali të quajtur, Jon, shkruan lajmi net.

Adelina i është gëzuar tejet shumë ardhjes në jetë të djalit të saj e cila nuk ndalet së publikuari imazhe në rrjete sociale.

Në një të fundit, Tahiri ia ka mbuluar tërësisht fytyrën por që ky padyshim se është një nga fotot e ëmbla të tij.

Adelina dhe Markov u martuan në dhjetor të vitit që lamë pas në një ceremoni private bashkë me familjarët.

Ajo po ashtu ka paralajmëruar edhe këngën e radhës e që do jetë për djalin, Jonin. /Lajmi.net/