Adelina Tahiri rikthehet në top-formë, shfaqet joshëse në të zeza

Adelina Tahiri që prej lindjes së djalit është shumë aktive në rrjete sociale.

ShowBiz

15/11/2018 17:48

Adelina Tahiri së fundi ka publikuar disa imazhe të reja, në të cilat vjen më joshëse se kurrë më parë, shkruan lajmi.net.

Këngëtarja kishte veshur një kostum të zi, i cili theksonte format trupore të saj, të cilat i ka rikthyer për pak kohë pas lindjes së djalit.

Ani pse nuk është aktive me projekte të reja muzikore, Adelina përmes imazheve nga përditshmëria e saj njofton për çdo të re rreth saj.

Mbetet të shihet ditëve në vazhdim nëse këngëtarja do të kthehet me ndonjë projekt të ri. /Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/BqMy4_Wnpr3/