Adelina Tahiri publikon imazhin më të ëmbël të djalit

Këngëtarja, Adelina Tahiri ka pak ditë prej se është bërë nënë.

ShowBiz

12/09/2018 21:24

Ajo solli në jetë fëmijën e parë, djalin në fund të muajit gusht e cila e ka pagëzuar me emrin Jon, shkruan lajmi net.

Këngëtarja 26 vjeçare i është gëzuar tejet shumë ardhjes në jetë të anëtarit të ri të familjes pasi e ka pritur me muzikë dhe tupana.

Edhe pse ende nuk e ka zbuluar fytyrën e Jonit, Adelina kësaj radhe ka publikuar një imazh tejet të ëmbël gjersa është në gjumë.

Kujtojmë që Tahiri i dha fund beqarisë në dhjetor të vitit që lamë pas duke u martuar me avokatin e njohur në Maqedoni, Serjozha Markov. /Lajmi.net/