Adelina Tahiri: Nuk dua meshkuj, por…

Këngëtarja Adelina Tahiri ndihet në dashuri me veten dhe nuk pranon asnjë mashkull pranë saj, për momentin.

ShowBiz

28/02/2016 16:50

Kështu është shprehur në emisionin “Oktapod” të Turjan Hyskajt, vetë këngëtarja kosovare, e cila ka vënë në dukje se lidhjet me meshkujt nuk i kanë dalë siç ajo i ka menduar, por krejt e kundërta.

Edhe pse “fajëson” mediat që nuk ka gjetur një mashkull siç e ka menduar, Tahiri pranon se ka patur meshkuj që janë zënë edhe fizikisht për të.

Këngëtarja përgatit publikun se së shpejti del një hit i ri i saj dhe pohon se do t’i rikthehet intensivisht muzikës, tani që ka gjetur qetësi dhe përkedheljen e familjes.