Adelina Tahiri nis ditën me këta persona të zemrës

Adelina Tahiri po shijon mjaft shumë jetën si nënë.

ShowBiz

16/02/2019 10:39

Këngëtarja e njohur shqiptare, Adelina Tahiri para pak muajve u bë nënë e një djali dhe në intervistat që ka dhënë për media ajo u shpreh se është më e lumtur se kurrë, shkruan lajmi.net.

Ndonëse në rrjetet sociale është goxha aktive në atë Instagram, ka publikuar një imazh të ëmbël të djalit ku në prapavijë shihet bashkëshorti i saj, Jon Markov.

Siç duket, Adelina nis dhe mbaron dita me këta persona të rëndësishëm, pasi publikon foto të ndryshme të tyre.

Martesa e Adelinës me avokatin nga Maqedonia u komentua mjaft shumë, madje Tahiri ka thënë se ka pasur edhe kërcënime me jetë. /Lajmi.net/