Adelina Tahiri: E gjithë estrada me operacione plastike, përveç meje

Adelina Tahiri nuk e ka problem të dalë edhe pa grim.

ShowBiz

12/11/2018 21:32

Këngëtaren Adelina Tahiri e kemi parë shpesh nëpër paraqitjet e saj ‘live’ pa grim dhe ky fakt nuk i pengon aspak, shkruan lajmi.net.

Ajo shpesh është akuzuar nga ndjekësit se ka bërë ndërhyrje estetike por së fundmi ua ka mbyllur gojën të gjithëve me deklaratën.

Këngëtarja shqiptare vendosi të hynte ‘live’ në Instagram ndërsa mediat shqiptare kanë raportuar se njëra nga pyetjet që i ka bërë dikush nga fansat ishte për operacionet dhe përgjigja e saj ishte epike.

“Nuk keni faj që më akuzoni. E gjithë estrada është mbushur me operacione” – u shpreh Adelina Tahiri.

Adelina po jeton si në përralla pranë burrit të pasur dhe fëmijës i cili ia ka ndryshuar kuptimin e jetës./Lajmi.net/