Adelina mori djalin me vete në dyqan, por ja çfarë i bëri

Adelina Ismaili është një nga artistet më të dashura për publikun.

ShowBiz

04/06/2018 09:41

Pas një pauze të gjatë në këtë profesion, këngëtarja është rikthyer fuqishëm në skenë, shkruan lajmi.net.

Ajo ka publikuar projektin me titull “T’iqja” të shoqëruar me videoklip, këngë e cila u prit shumë mirë nga publiku.

Këto ditë, Adelina bashkë me partnerin e saj, Valin dhe djalin Uliksin kanë udhëtuar drejt Zvicrës.

Në llogarinë e saj në Instagram, këngëtarja ka posutar një foto me të cilën shihet bashkë me Uliksin të ulur në një shportë të dyqanit.

“Tornado im i vogël ktheu dyqanin mbrapsht dje”, ka shkruar këngëtarja mbi imazhin teksa shihet duke u munduar ta qetësojë vogëlushin që të qëndrojë në një vend. /Lajmi.net/