Adelina ‘mbulohet’ pranë xhamisë ku pozoi edhe Rihanna

Këngëtarja Adelina Emini ka disa ditë që ka nisur pushimet.

ShowBiz

07/11/2017 18:59

Ajo po qëndron në Dubai bashkë me motrën e saj ku nga atje ajo po publikon fotografi duke i treguar bukuritë e këtij vendi, shkruan lajmi.net

Mirëpo, disa foto të hedhura ishin shumë të veçanta.

Në këto foto, Adelina shihet se ka pozuar para një xhamie të madhe dhe duke qenë në një ambient të tillë, ajo ishte e mbuluar, duke u përshtatur me rregullat fetare të fesë Islame.

E në këtë xhami ku pozoi Adelina, ka qenë edhe Rihanna e cila po ashtu ishte e mbuluar atëkohë./Lajmi.net/

screenshot_1