Adelina Ismaili sulmohet në Instagram pas intervistës për formimin e Ushtrisë

Më 14 dhjetor të vitit që e lamë pas, Adelina Ismaili festoi ditëlindjen e saj të 39-të.

ShowBiz

04/01/2019 13:08

E pikërisht në atë ditë u bë edhe formimi i Ushtrisë së Kosovës, së cilës këngëtarja i kishte kënduar vite më parë, shkruan lajmi.net.

Në një intervistë të dhënë për ‘Klan Kosova’, ajo u shpreh se ndihej krenare për këtë ditë, madje sipas saj meritat i ka ish-Presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova.

Megjithatë, pas kësaj deklarate të divës shqiptare ajo mori kërcënime të shumta nga njerëzit që e tregon edhe me postimin e fundit të ndarë në rrjete sociale.

Në llogarinë e saj, Instagram, Adelina ka hedhur një fotografi të intervistës ku thotë se pas gjithë këtyre sulmeve, a duhet të kandidojë tashmë për presidente.

“Wow ?Sa shumë reagime për një pikëpamje politike! A duhet të kandidoj për presidente…?”, janë fjalët e saj.

Në imazhin që ua sjellim më poshtë mund t’i vëreni më së miri reagimet që iu bënë nga ndjekësit. /Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/BsNceUEh6_s/