Adelina Ismaili ‘shpërthen’ në lot gjatë emisionit, kjo është arsyeja

Pas shumë kohësh, Adelina Ismaili është kthyer në skenë dhe është aktivizuar në profesionin e aktrimit.

ShowBiz

17/03/2018 11:41

Mbrëmë, këngëtarja ka qenë e ftuar në emisionin “Lemza”, ku rrëfeu për jetën dhe karrierën e saj, shkruan lajmi.net.

Në një moment, Adelina ka shpërthyer në lot kur mori në dorë të lexonte letrën që i kishte dërguar bashkëshorti i saj, Vali.

“Mund të them vetëm që kur kujtoj të kaluarën, mendja më pushtohet nga kujtime të bukura, të qeshura, shumë gëzime, pikëllime, pak hidhërime por sidomos me kujtime që në asnjë mënyrë nuk do doja të mos i përjetoja. Në këto 10 vite të kam pasur të dashur, shoqe, mikeshë, grua. Kemi ndarë bashkë të mirat dhe të këqijat, jemi përballur me shumë sfida dhe në fund ia kemi dalë mbanë…”, janë fjalët e Valit.

Pas këtyre fjalëve, këngëtarja u mbulua në lot, ngase e kishte prekur thellë mesazhi i bashkëshortit. /Lajmi.net/

YouTube player