Adelina Ismaili sërish aktore në “O sa mirë”

Që prej lindjes së djalit, Adelina i është përkushtuar tërësisht atij.

ShowBiz

20/01/2018 14:06

Ajo ka lënë pas angazhimet në muzikë, por së fundi i është rikthyer ekranit në një tjetër profesion, shkruan lajmi.net.

Javë më parë, atë e kemi parë në rolin e aktores në serialin vendor “O sa mirë”, por jo vetëm kaq.

Në disa postime që kanë qarkulluar në rrjete sociale, shihet Adelina sërish në prova për episodet e reja të serialit.

Se edhe sa episode do ta shohim Adelinën në ekran, mbetet të shihet ditëve në vazhdim. /Lajmi.net/