Adelina Ismaili po rikthehet në skenë, por jo si këngëtare

Këto ditë ka bërë bujë në medie lajmi që këngëtarja e njohur Adelina Ismaili ka ardhë në Kosovë.

ShowBiz

19/11/2017 08:50

Pas shumë kohësh, ajo u paraqit në skenë ku këndoi disa prej këngëve të saj, shkruan lajmi.net.

Kjo gjë shtyu të gjithë të mendojnë se Adelina po rikthehet në muzikë, aty ku ka shumë fansa të saj.

Por, e pyetur rreth mundësisë së rikthimit në muzikë, Adelina për Prive tha “Jo, jo… Taman si këngëtare jo, kurrë më! Nuk besoj”.

Edhe pse nuk dha shumë detaje, Adelina bëri të ditur që ajo do të jetë përsëri në skenë, por në aktrim.

Këngëtarja është tërhjekur tash e një kohë nga skena e muzikës, kurse së fundi i është përkushtuar tërësisht rritjes së djalit, Uliksit. /Lajmi.net/