Adelina Berisha nis përgatitjet për projektin e ri

Adelina Berisha është goxha aktive me projekte të reja muzikore.

ShowBiz

28/09/2018 17:01

Këngëtarja përmes rrjeteve sociale ka njoftuar fansat se ka nisur përgatitjet rreth këngës së re, shkruan lajmi.net.

Ajo publikoi një fotografi nga studio muzikore, ku edhe paralajmëroi se po incizon këngën e re, e cila do të lansohet shumë shpejt.

Detaje të tjera rreth këngës, Adelina nuk preferoi t’i bëjë të ditura, por mbetet të shihet se çfarë ka përgatitur kësaj radhe.

Për ndryshe, kënga e fundit nga Adelina Berisha është “Lema”, e shoqëruar edhe me videoklip. /Lajmi.net/