Adele tregon për bashkëpunimin me Beyonce

Adele ka treguar se nuk është aspak e vërtetë se ajo ka refuzuar një duet me këngëtaren Beyonce.

ShowBiz

18/11/2015 15:13

Adele vazhdimisht po shfaqet nëpër intervista dhe po ka shumë sukses me këngët që po publikon, por së fundmi ajo sqaruar diçka që e ka mërzitur publikun shumë.

Ka pasur fjalë se Adele ka refuzuar një duet me divën tjetër të muzikës, Beyonce, gjë që me të vërtetë do të shkatërronte internetin duke bërë një rrëmujë të vërtetë në muzikën botërore, transmeton lajmi.net.

Duke e ditur këtë, Adele ka sqaruar se ajo kurrë nuk ka marrë një ftesë për një bashkëpunim të tillë.

“Vetëm të qatësoj diçka, unë kurrë nuk do të tregohesha kaq jo-respektuese. Kurrë nuk do të shfaq mos-respekt të tillë ndaj saj. Oh Zot, unë jam një fanse shumë e madhe e saj”, ka treguar Adele.

Ajo gjithashtu ka treguar disa nga muzikantët e preferuar të saj, duke përfshirë Lana Del Rey, Alabama Shakes dhe sigurisht “Mbretëresha B deri në ditën që vdes”./lajmi.net