Adele refuzon ofertë 80 milionëshe për të qëndruar me familjen

Në fillim të kësaj jave, është rapotuar se këngëtarja Adele e ka në plan që në nëntor të këtij viti ta promovojë albumin e shumë pritur.

ShowBiz

31/08/2015 00:17

Mirëpo ndoshta fansat e saj nuk do të kënaqen me këngët nga albumi i saj i tretë, sepse Adele e ka refuzuar një ofertë prej 80 milonë dollarë për në turne nëpër gjithë botën.

Arsye për këtë mësohet të jetë familja e saj, transmeton Klan Kosova.

27 vjeçarja dëshiron që të vazhdojë jetën e qetë me burrin e saj Simon Konecki dhe djalin e tyre dy vjeçar, Angelo.