Adele me rekord që nuk është arritur më parë (VIDEO)

Kënga 'Hello' nga Adele ka arritur që për një javë të shitet më se 1 milion herë.

ShowBiz

02/11/2015 22:58

Adele po bën histori me ‘Hello’. Pas lansimit të këngës së parë pas tri vitesh, një javë më pas po tregohen rezultatet e bujës që ka shkaktuar.

‘Hello’ që në javën e parë të lansimit ka arritur të marrë kreun e top listës më të madhe në Amerikë, duke zhvendosur ‘The Hills’ nga The Weeknd që ka kryesuar Billboard për katër javë, transmeton lajmi.net.

Kënga është shitur plotë 1.11 milionë herë për vetëm një javë dhe ka thyer rekordin që më parë është vendosur nga kënga ‘Right Round’ e Flo Rida në vitin 2009, kur ka shitur 636 mijë kopje.

‘Hello’ është dëgjuar 61.6 milionë herë vetëm në Amerikë gjatë një jave ndërsa kjo është kënga e katërt me të cilën Adele arrin të kryesojë këtë top listë.

Pas Adele, ‘Sorry’ nga Justin Bieber gjithashtu ka impresionuar me shitje dhe dëgjueshmëri, e cila ka shitur 277 mijë kopje në vetëm një javë./Lajmi.net

YouTube player