Adele këshillon Beyoncen

Këngëtarja Adele i ka dhënë një këshillë koleges së saj, Beyonce Knowles.

ShowBiz

04/11/2015 10:45

Adele ka këshilluar Beyoncen që ta ruajë martesën e saj, pas thashethemeve se ajo po ndahet nga Jay Z, transmeton lajmi.net.

Këngëtarja e hitit ‘Hello’, të cilës nuk i pëlqen fama, i ka thënë koleges e njëkohësisht edhe shoqes së saj se mënyra e vetme për të ruajtur martesën është të mos ekspozohet shumë në rrjetet sociale.

E megjithëse Adele nuk është fanse e rrjeteve sociale, Beyonce në anën tjetër vazhdimisht poston fotografi të saj dhe të familjes, sidomos në Instagram, e cila edhe ka një ndër profilet më të ndjekura./Lajmi.net