Adele harron tekstin e këngës së saj, shikoni reagimin (VIDEO)

Adele njihet për performancat e saj perfekte 'live', por ndonjëherë edhe ajo gabon.

ShowBiz

26/05/2016 18:44

Këngëtarja Adele momentalisht është një nga turnetë më të ndjekur në botë, duke promovuar këngët e albumit më të fundit dhe duke argëtuar fansat me hitet e saj më të mëdha.

Së fundmi në një nga koncertet e saj, ajo ka bërë një gabim në tekst dhe reagimi i saj është mjaft i bukur, përcjellë lajmi.net.

Adele teksa ka filluar të këndojë baladën e saj “Million years ago”, ka gabuar fjalët dhe ka ndalur këngën, duke qeshur e duke pranuar se këta nuk janë aspak fjalët në këngë.

Këngëtarja së fundmi ka publikuar singëlin e saj të radhës nga albumi i suksesshëm./lajmi.net

YouTube player