Adele do ta bëjë remiks këngën ‘Hotline Bling’ (VIDEO)

'E dua shumë Draken'.

ShowBiz

27/11/2015 23:44

Adele ka treguar se ka shumë dëshirë të bëjë remiks hitin e momentit të Drake, Hotline Bling.

Ajo me shumë energji ka thënë: “Vërtetë kam dëshirë që ne të bëjmë një remiks zyrtar të kësaj kënge. E dua Draken. E dua vërtetë shumë”.

Artistja madje ka një nga palltot që është shfaqur në klip, të cilën e ka porositur përmes internetit, transmeton lajmi.net.

‘Hotline Bling’ dhe ‘Hello’ janë dy nga këngët më të përfolur kohët e fundit dhe një përpunim i mundshëm do t’i bënte këngët edhe më të njohura.

Ndërsa reperi është përgjigjur thjeshtë për këtë ide: “Do të bëja gjithçka me Adele. Madje tani do të shkoja në shtëpinë e saj dhe do i laja të gjitha rrobat”./lajmi.net

YouTube player