Adam: Me Shaqirin dhe Afellay synojmë Europa League

Mesfushori i Stoke Cityt, Charlie Adam ka deklaruar se me lojtarë si Xherdan Shaqiri dhe Ibrahim Afellay skuadra e tij e do një vend në Europa League për edicionin e ardhshëm.

Sport

11/08/2015 11:15

Shaqiri besohet se ka arritur marrëveshje dhe i ka kaluar edhe testet mjekësore te skuadra nga Premier League angleze dhe tani mungon vetëm zyrtarizimi.

”Ambiciet janë se ne do të provojmë të hyjmë në Europë”

”Kjo do të ishte arritje masive. Ajo ndaj Liverpoolit ishte vetëm një ndeshje, kemi edhe 37 të tjera. Ju mund të shihni aftësitë e Afellay, nëse jeni lojtar i keq nuk mund të luani te Barcelona”

”Me atë dhe Shaqirin synojmë Europa Leaguen”, tha Adam.