Adam Johnson sulmohet në dush të burgut, ja pse

Futbollisti i burgosur anglez Adam Johnson është rrahur në dush pas refuzimit për pastrimin e një vrime që ishte mbyllur nga një grumbull flokësh.

Sport

04/05/2016 05:03

Johnson, i cili është burgosur për abuzim seksual me një të mitur, tani ka probleme edhe me të burgosurit, përcjell lajmi.net

Sherri mes një të burgosuri dhe Johnson ka filluar kur ky i fundit kishte refuzuar t’a pastrojë një vrimë të mbyllur nga flokët duke thënë “E din kush jam unë”?, siç ka pretenduar i burgosuri tjetër i përfshirë në konflikt.

I burgosuri kishte filluar ta godiste dhe Adam ishte mbrojtur, ka treguar një dëshmitar e më pastaj të burgosurit tjerë i kishin ndarë për të mos lejuar të ziheshin më shumë.

Gjithashtu është mësuar se Adam Johnson ka apeluar për zbutje të dënimit./lajmi.net