Acidi folik mbron foshnjet nga deformimet e kurrizit dhe trurit

Çdo grua që ka qenë shtatzënë duhet ta dijë rëndësinë e marrjes së pilulave të acidit folik.

Lifestyle

05/06/2018 23:54

Pilulat e acidit folik duhet të përdoren në një dozë ditore prej 400 microgram, për gratë të cilat duan të kenë fëmijë apo edhe ato të cilat më pas kanë ngelur shtatzënë, njofton Klan Kosova.

Disa dekada më parë një mënyrë e tillë e përdorimit të hapave është rekomanduar nga mjekët për tu përdorur për 12 javët e para të shtatzënisë.

Arsyeja përdorimit të këtyre hapave, është se acidi folik, një version i prodhuar nga folati i vitaminës B, mbron foshnjat në mitër kundër deformimeve të kurrizit dhe trurit.