Acer do të lansojë tabletën e re Iconia B1-730HD

Acer do të lansojë tablen e re Iconia B1-730HD, të cilën e ka quajtur një “prekje më e lidhur”, nesër më 29 prill, së bashku me produktet e reja të planifikuara.

Auto & Tek

29/04/2014 13:59

Sipas Acer, ata do të lansojnë edhe produkte të tjera, jo vetëm tabletën Iconia. Duket se Acer mund të zbulojë edhe një Chromebook të ri ose një laptop të ri të këtij lloji.

Sa për modelin Iconia B1-730HD, kjo është një paisje me një ekran 7 inç dhe me një rezulucion 800 x 1,280, i fuqizuar me një procesor dual-core Intel Atom 1.6GHz.

Me këtë procesor dhe këtë rezulucion, kjo është pa dyshim një tabletë shumë e bukur dhe me kosto më të ulët, që do të ju ofrojë njerëzve një shans për të blerë një pajisje që kanë qenë në kërkim për ta blerë.

Tjera specifika të pajisjes përfshinë një kamerë 5 mega-piksel dhe një memorie interne RAM prej 1GB, dhe një hapsirë të ruajtjes së të dhënave prej 8GB deri në 16GB duke përfshirë edhe hapsirën e veçantë për mikro-kartë.

Përderisa tableta nuk do të ju ofrojë performancën më të mirë të mundshme, këto specifika të ulëta do të jenë të mira për shkak që tableta ka një bateri jetëdhënëse brenda prej 3,700 mAh.

Deri tani nuk ka ndonjë çmim zyrtar të kësaj tablete në faqet e internetit në SHBA si Amazon ose faqen e Acer-it, por thuhet se tableta do të kushtojë 139 euro.