Abu Dhabi përpunon modelin M6 të BMW
Kjo veturë e bukur është një përpunim i Abu Dhabi, me 754 kuaj-fuqi.
Auto & Tek
BMW Abu Dhabi Motors ka treguar vetën për kapacitetin e përpunimeve të veturave, duke e përpunuar shumë bukur veturën M6 të BMW, në një stil të gjelbërt.
Njëjtë si në modelet mahnitëse të kaluara të M6 Coupe që ju kemi shfaqur, edhe ky është një i tillë.
Jo vetëm që është përfunduar në një stil të gjelbërt, por i janë shtuar edhe disa opsione në fuqi, duke e bërë atë të llojit të veçantë, transmeton Lajmi.net.
Gran Coupe tani dërgon 754 kuaj-fuqi, ku më herët i dërgonte vetëm 552.
Përmirësime të tjera përfshijnë një kapak Manhart, një spojler përpara Kelleners dhe një mamitë mbrapa M-Performance – që të gjitha me fibra të karbonit.
Fotografitë e këtij përpunimi mund t’i shihni lartë.