Abrashi u premton prishtinasve: Do të dal çdo ditë në lagjet tuaja

Kandidati për kryetar të Prishtinës nga LDK, Arban Abrashi, u ka premtuar prishtinasve se do të dal çdo ditë që të shoh shqetësimet e banorëve për tu ofruar më pas atyre një qasje zhvillimore.

Lajme

22/09/2017 12:58

Thotë se kanë punuar së bashku me ekipin për një program të realizueshëm. Tha se e para që do ta ndryshojnë është qasja zhvillimore ndaj vetë Prishtinës.

“Do ta formojmë një qasje ndryshe e zhvillimore. Përpoq qasjes zhvillimore e kemi pa që Prishtina ka shumë nevoja si ato infrastrukturore por edhe në art, arsim e shëndetësi.

Në arsim nevojiten edhe 7 shkolla, për shëndetësi të punohet edhe me orare të zgjatura

Çdo ditë do të dalim të bisedojmë më ju por edhe në terren në lagjet përkatëse ku do t’i prezantojmë projektet tona se si do të zgjidhen problem e qytetarëve”, u shpreh Abrashi në një konferencë për media.

Ai tha se kjo edhe ishte ideja e këtij takimi, që secilën ditë do të dilet nëpër lagjet e Prishtinës që t’i ofrohet atyre një qasje zhvillimore në krejt sektorët.