Abrashi: Nga janari janë ndarë rreth 400 mijë euro për shërbime sociale – Lajmi.net
Abrashi: Nga janari janë ndarë rreth 400 mijë euro për shërbime sociale
Autori: Lajmi.net LajmePolitikëSociale 22:49, 18 March 2017
Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se që nga janari janë ndarë rreth 400 mijë euro për shërbime sociale.

“Rreth 400.000 euro të ndara për shërbime sociale, nga janari këtij viti. Sot me Ministrin Hoti, vizitova organizatën “Hareja” në Rahovec e cila përkujdeset, ofron shërbime dhe organizon aktivitete tjera, për gratë, fëmijët me aftësi të kufizuara, viktimat e dhunës etj”, ka shkruar Abrashi në Facebook.

Ai më tutje ka thënë se, “organizatat sikur kjo, dhe këto që kanë përfituar grante ketë vit nga MPMS, paraqesin një tërësi organizatash të cilët nga paslufta ballafaqohen me sfida financiare, përkundër një pune masive dhe vullneti të pashoq për të përkrahur grupet e margjinalizuara, grupet në nevojë, grupet e stigmatizuara dhe shumë kategori tjera”.

Abrashi ka thënë se po punohet për krijimin e një granti specifik në kuadër të buxhetit komunal që organizatat të kenë qëndrueshmëri financiare.

“Jemi duke punuar në krijimin e një granti specifik në kuadër të buxhetit komunal, në mënyrë që këto organizata të kenë qëndrueshmëri financiare dhe të funksionojnë rregullisht, e jo të varen nga projekt propozimet”, ka thënë Abrashi.

Fjalët kyçe: Arbashi, ndihma, Sociale

Fotolajm

Pandat gjigante mbushin 1 vjeç në Makao
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Pro Kicker Frenzy
  • Play Berry Rush
  • Play World Soccer Champion
  • Play Turbo Racing 3