Abrashi: Malisheva për 4 vjet ndërtoi 12 shkolla, Prishtina asnjë – Lajmi.net
Abrashi: Malisheva për 4 vjet ndërtoi 12 shkolla, Prishtina asnjë
Autori: Lajmi.net LajmePolitikëZgjedhjet Lokale 2017 23:51, 13 November 2017
Arban Abrashi
Arban Abrashi
Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Prishtinës, Arban Abrashi, ka akuzuar qeverisjen e Shpend Ahmetit në kryeqytet për degradimin e arsimit.

Abrashi ka thënë se arsimi në Prishtinë është një prej sektorëve që ka degraduar në Prishtinë, qoftë në cilësi, qoftë në infrastrukturë.

“Në katër vjet në Prishtinë nuk është ndërtuar asnjë shkollë, kurse në Malishevë janë ndërtuar 12”, ka thënë Abrashi.

“Në mandatin tonë synojmë ndërtimin e shtatë shkollave, përfshirë shkollën e muzikës dhe baletit”, ka thënë ai, në debatin me Ahmetin e Vetëvendosjes.

Abrashi ka thënë se infrastruktura shkollore është baza e qasjes së tyre.

“Dikush mund të thotë se nuk ka pasur nevojë por është e kundërta”, është shprehur Abrashi.

Ai po ashtu ka kritikuar Ahmetin për, siç ka thënë ai, punësimin e dhjetëra militantëve të VV’së nga jashtë Prishtinës.

Fotolajm

‘’Në makinë, ka njerëz që nuk do të takohen kurrë më!’’
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Bow Master
  • Play World Soccer Champion
  • Play Bike Rivals
  • Play Bubble Trouble