Abrashi: LDK nuk i mban peng qytetarët për përfitime personale

Deputeti i LDK-së, Arban Abrashi ka thënë se partia që i takon nuk ka kauza fiktive dhe nuk do t’i mbajë qytetarët e Kosovës të izoluar për përfitime personale.

Lajme

20/03/2018 21:53

Abrashi në seancën e Kuvendit që është duke u debatuar për demarkacionin ka theksuar se “nuk do t’i lëmë qytetaret pa integrim evropian për t’iu hakmarrë këtyre qe sot janë në pushtet”, duke iu referuar votimit të mocionit nga PDK dhe opozita e atëhershme që rrëzuan qeverinë Mustafa.

Abrashi ka thënë se LDK është konsistente, por nuk është inatçore, hakmarrëse e kalkuluese.

Ky është fjalimi i plotë i Abrashit:

Të nderuar qytetarë të Kosovës të cilët për x herë po e përcjellin njëjtin debat për të njëjtën temë, dhe pikërisht për njëjtën marrëveshje të cilën LDK e ka dërguar në këtë parlament qe disa vite. Po kërkoj ndjesë dhe durim nga ju.

Para jush dëshiroj të theksoj 2 çështje që lidhen me këtë seancë ku do të vendoset për kufirin shtetëror të Republikës se Kosovës si dhe për lirinë e lëvizjes se qytetarëve tanë ne BE.

Se pari, te gjithë ata qe thonë se LDK duhet te votoje kundër për shkak se e rrezuan nga Qeveria, si dhe ata qe thonë se nëse sot kalon demarkacioni nuk ka qe e rrezon Qeverinë Haradinaj, po tregojnë se veprimi i tyre politik bazohet ne Inate si dhe kalkulime për pushtet.

Është e vërtetë qe neve na rrezuan për një kauze fiktive. Dhe ne nuk duam te bëjmë njëjtin gabim. Nuk do t’i lëmë qytetaret pa integrim evropian për t’iu hakmarrë këtyre qe sot janë në pushtet.

Le te jeni ju qytetarë të Kosovës te cilët vlerësoni punën e qeverise. Besoj qe keni material te mjaftueshëm.

Ne as nuk do ta shfrytëzojmë këtë rast për ta rrezuar qeverinë Haradinaj sepse për ne ma shume sesa ardhja ne pushtet kane rëndësi interesat qytetare e qe sot është lëvizja e lire ne vendet e BE-se.

Pra ne e lëmë anash inatin dhe kalkulimet sepse LDK është parti e qytetareve qe sakrifikon për interesa qytetare.

E dyta, LDK ka qene ne favor te kësaj marrëveshje kur ka qene ne pushtet dhe ne nuk e ndërrojmë mendimin tash pse s’jemi. Siç e përmenda me herët ne jemi ne detyrë te qytetarit sepse jemi zgjedh me votën tuaj, dhe nuk do te ju lëmë peng për interesa personale.

LDK është konsistente nuk është inatçore, nuk është hakmarrëse, nuk është kalkuluese.

Ne do te jemi deri ne fund ne mbrojtje te interesave te Kosovës.