Abrashi ka një lajm të mirë për punëtorët kosovarë – Lajmi.net
Abrashi ka një lajm të mirë për punëtorët kosovarë
Autori: Lajmi.net LajmeSociale 11:21, 23 May 2017
Ministri në detyrë i Punës dhe Mirëqenës Sociale, Arban Abrashi ka thënë se rritja e pagës minimale do të ndodh së shpejti.

Ai ka thënë se gjatë javës do të përfundojnë udhëzimet për pagën minimale, ndërsa që do të presin edhe udhëzimet e Odës Ekonomike dhe Aleancës së Bizneseve.

Abrashi në një postim në facebook ka thënë se më rëndësi është që në Kosovë nuk do të ketë më paga nga 135 euro, shkruan lajmi.net.

“Javën e kaluar mbajtëm mbledhjen e rregullt të Këshillit Ekonomik Social”.

“Prezentuam analizat e fundit rreth pagës minimale. Në Ministri gjatë javës do të përfundojmë udhëzimin për pagë minimale, kurse nga Oda Ekonomike dhe nga Aleanca e Bizneseve presim qëndrimet e tyre rreth pagës minimale”.

“Me rëndësi se në Kosovë, nuk do të ketë më paga nga 135 euro, ne synojmë pagë minimale më të lartë se aktualja prej 170 euro”, ka shkruar Abrashi./Lajmi.net/

Fotolajm

Pandat gjigante mbushin 1 vjeç në Makao
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Urban Basketball
  • Play Stealth Sniper
  • Play Bow Master Japan
  • Play Berry Rush