Abrashi: Dardania do të ketë më shumë parkingje e gjelbërim

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryetar të Prishtinës, Arban Abrashi, vizitoi lagjen “Dardania”.

Lajme

25/09/2017 13:51

Abrashi ka theksuar se ka plan konkret për këtë lagje duke filluar nga menaxhimi i mbeturinave, duke premtuar se këtë lagje do ta shndërrojnë në “Dardani të re”, raporton Ekonomia Online.

“Duhet të bëhet një vizitë emergjente ku ideja themelore është një plan konkret për deponi të mbeturinave si dhe të angazhohen ekipe të veçanta pastrimi”.

Abrashi po ashtu dha premtime se do ta rregullojë kanalizimin e kurrizit. Ai shtoi se do të ndërtojnë mini-tregje në çdo lagje, përfshirë edhe “Dardaninë”.

Ai ka premtuar parkingje e gjelbërim për këtë lagje.

“Do të ketë një treg të vogël në këtë lagje pasi ka qenë kërkesë e tregtareve, parkingje të reja, gjelbërim më shumë, staza vrapimi”, tha ai.