Abramovich përgëzon Mourinhon (Video)

Pronari i Chelseas, Roman Abramovich ka përgëzuar trajnerin e tij, Jose Mourinhon për fitoren e arritur në derbin e zhvilluar ndaj Arsenalit.

Sport

07/10/2014 22:48

Chelsea arriti të jetë triumfues në derbin londinez kundër Arsenalit, dhe Abramovich  nuk ka hezituar fare që ta urojë për këtë sukses trajnerin e tij, Jose Mourinhon.

Pronari i Chelseas së bashku me djalin e tij, Arkadiyn dhe drejtorin Eugene Tenebaum, zbritën në fushë për të uruar Jose Mourinhon.

Përndryshe, Chelsea është në vendin e parë të tabelës së Premier Ligës, pasi numëron 19 pikë nga shtatë ndeshje të zhvilluara.

Skuadra e Jose Mourinhos është skuadra e vetme që nuk ka pësuar asnjë humbje në Premier Ligë gjatë këtij sezoni, pasi numëron gjashtë fitore dhe një barazim, atë kundër Manchester Cityt në Etihad Stadium.

Video