Abramovich, 90 milionë £ për shkarkimin e trajnerëve

Roman Abramovich ka shpenzuar plot 90 milionë funte për të dëmshpërblyer trajnerët që ka shkarkuar nga detyra.

Sport

14/07/2018 15:20

Maurizio Sarri është prezantuar zyrtarisht trajner i Chelseat pasi firmosi një kontratë trevjeçare, duke u bërë kështu i dhjeti në listën e teknikëve që janë punësuar nga Roman Abramovich për të drejtuar klubin londienz.

Italiani ka një mision të vështirë përpara, pasi i duhet të ringrejë skuadrën në nivelet më të larta.
Ai merr detyrën duke pasuar Antonio Conten, i cili u bë trajneri i 9 i shkarkuar nga miliarderi rus, gjithsesi duke marrë një shpërblim të majmë.
Në fakt, në total, Abramovich ka shpenzuar plot 90 milionë paund për të dëmshpërblyer trajnerët që ka shkarkuar, transmeton “TCH’.

Sarri është i paralajmëruar… Roman nuk i ka problem paratë.

Po sa kanë marrë secili prej 9 trajnerëve të mëparshëm të epokës Abramovich?

1. Antonio Conte: 3 korrik 2016 – 12 korrik 2018. Dëmshpërblimi: 9 milionë £

2. Jose Mourinho: 3 qershor 2013 – 17 dhjetor 2015. Dëmshpërblimi: 9,5 milionë £
3. Roberto Di Matteo: 4 mars 2012 – 21 nëntor 2012. Dëmshpërblimi: 7 milionë £

4. Andre Villas Boas: 22 qershor 2011 – 4 mars 2012. Dëmshpërblimi: 12 milionë £

5. Carlo Ancelotti: 1 qershor 2009 – 22 maj 2011. Dëmshpërblimi: 6 milionë £

6. Luiz Felipe Scolari: 1 korrik 2008 – 9 shkurt 2009. Dëmshpërblimi: 12,6 milionë £

7. Avram Grant: 20 shtator 2007 – 24 maj 2008. Dëmshpërblimi: 5,5 milionë £

8. Jose Mourinho: 2 qershor 2004 – 17 shtator 2007. Dëmshpërblimi: 18 milionë £.

9. Claudio Ranieri: 17 shtator 2000 – 31 maj 2004. Dëmshpërblimi: 6 milionë £