Abrahams: Për krimet groteske po gjykohen vetëm “peshqit e vegjël”

Fred Abrahams është një “gjahtar” krimesh. U shkon pas për të dokumentuar mizoritë që i ndodhin njerëzimit gjithandej globit. Ai ishte edhe në Ballkan.

Lajme

18/01/2015 08:24

Gjatë viteve 1995-2000 ka mbuluar Kosovën si vëzhgues i “Human Rights Watch”, organizatë e cila ka publikuar edhe një raport voluminoz që përmban të dhënat për krimet dhe rrëfimet e shumë dëshmitarëve që u mbijetuan masakrave, raporton Koha Ditore.

Së fundmi ka përfunduar edhe librin e tij për rënien e komunizmit në Shqipëri, i cili në vjeshtë do të botohet prej “NYU Press”.

Aktualisht është duke u marrë me krimet në Siri dhe Irak.

Në një intervistë të shkurtër dhënë gazetës Koha Ditore, Abrahams flet për natyrën e krimeve që kishte parë në Kosovë, për mungesën e ndëshkimit të kriminelëve, për sensibilizimin e opinionit ndërkombëtar për ngjarjet e Kosovës dhe për të dhënat për krimet e Serbisë që nuk gjejnë vend në diskursin publik. Pos tjerash, ai thotë se për krimet groteske po gjykohen vetëm “peshqit e vegjël”.