Aborte selektive në Kaukaz dhe Ballkan

Një studim tregon se në regjionin e Kaukazit por dhe në Ballkan, duke përfshirë edhe Kosovën dhe Shqipërinë se aplikohet metoda e abortit selektiv- ku gjinia femërore është më e prekur.

Bota

11/12/2013 10:48

Një studim francez ka zbuluar një diskrepancë të madh në numrin e foshnjave të gjinisë femërore kundrejt foshnjave meshkuj në Kaukaz dhe në Ballkanin Perëndimor, duke hedhur dyshime se në këtë regjion po aplikohen abortet selektive.

Abortet selektive sa i përket gjinisë në më të shumtën e rasteve ndodhin në Kinë dhe Indi, por edhe në regjione të tjera janë shtuar që nga vitet 1990- sipas studimit të Institutit Kombëtar për Studime Demografike (INED).

Studimi tregon se raporti në numra ndërmjet seksit në Kaukazin Jugor, duke përfshirë Armeninë, Azerbajxhanin dhe Gjeorgjinë dhe disa pjesë të Ballkanit, posaçërisht Shqipëri- ka arritur shifrën në mes 110 deri 117 djem dhe 100 vajza.

Ky raport konsiderohet jashtë çdo balanci, kur arrin shifrat e 105 djemve dhe 100 vajzave.

“Në tri shtetet e Kaukazit, raporti në mes gjinive u rrit gjatë viteve të 90’ta dhe ka arritur nivelet më të larta se sa vet vlerësimet aktuale për gjithë shtetin e Indisë”, thuhet në këtë studim.

Në Ballkanin Perëndimor, duke përfshirë Shqipërinë, Kosovën dhe Malin e Zi, disbalanci është më pak i theksuar, që kap shifrën 110-111 djem në raport me 100 foshnje vajza.

Por ky studim tregon se “rregullimi i këtyre shifrave gjatë këtyre viteve dëshmon për realitetin e pabarazisë”.

“Këmbëngulja për të mbajtur gjallë vlerat patriarkale është akoma, dhe preferenca është që të ketë lindje të djemve”, thotë Instituti.

Thuhet se sjellje të këtilla janë përforcuar akoma dhe më shumë pas varfërisë së skajshme që erdhi si pasojë e kolapsit sovjetik në vitin 1991.

“Struktura familjare u bë institucioni më i rëndësishëm shoqëror”, thuhet në raport.

“Rënia e përkohshme e numrit të lindjeve dhe nevoja emergjente për një shërbim mjekësor sa më modern- si pasojë e ndryshimit të politikave ekonomike- ka përforcuar dëshirën për zgjedhjen e gjinisë para lindjes”.

Sidoqoftë, studimi nuk ka mundur që të shpjegojë pse shtetet e tjera të Ballkanit apo shtete të dala nga ish- kombet sovjetike të Azisë Qendrore, nuk kanë të njëjtat rritje në numra.