lajmi.net

Abidal rikthehet në Barcelonë

Eric Abidal do të rikthehet në Barcelonë. Mbrojtësi francez i Olympiacosit do të fillojë një rol të ri te gjiganti katalan, pas përfundimit të karrierës si futbollist.

Sport

12/11/2014 09:03

Eric Abidal tashmë ka vendosur, herët ose vonë do të rikthehet në Barcelonë, ka bërë të ditur e përditshmja sportive katalane “Mundo Deportivo”.

35-vjeçari pritet të pensionohet në fund të këtij sezoni tek skuadra greke Olympiacos. Por, ai do të vazhdojë të jetë i përfshirë në futboll, por në rol tjetër.

Ish klubi i tij, Barcelona, ku luajti gjatë periudhës 2007-2013 i ka bërë një ofertë që të jetë i përfshirë në rol të zyrtarit në akademinë e klubit.

Dhe, Abidal thuhet se tashmë ka vendosur se do ta pranojë atë pas përfundimit të karrierës si futbollist. 

Abidal rikthehet në Barcelonë?

E ardhmja e Eric Abidalit mund të jetë sërish në Barcelonë. Mbrojtësi francez ka bërë të ditur se pas largimit nga gjiganti katalan në verën e vitit të kaluar, atij i ishte ofruar mundësia e rikthimit në klub në rolin e ndonjë zyrtari. Mirëpo, ai nuk është ende i gatshëm të mbyll karrierën si futbollist.…

Sport

11/04/2014 21:26

E ardhmja e Eric Abidalit mund të jetë sërish në Barcelonë.

Mbrojtësi francez ka bërë të ditur se pas largimit nga gjiganti katalan në verën e vitit të kaluar, atij i ishte ofruar mundësia e rikthimit në klub në rolin e ndonjë zyrtari.

Mirëpo, ai nuk është ende i gatshëm të mbyll karrierën si futbollist. “Jam shumë i lumtur në Monaco”, deklaroi Abidal për të përditshmen sportive katalane Sport.

“Nëse gjithçka shkon mirë, do të përfundoj karrierën këtu”, shtoi ai.

Mirëpo, në të ardhmen mund të rikthehet sërish në Camp Nou.

“Barcelona? Nuk e shoh veten si trajner, ata më kanë propozuar mundësinë e rikthimit në klub. Do të shohim se çka do të ndodh në të ardhmen”, përfundoi ai.

Abidal ishte anëtar i Barcelonës gjatë periudhës 2007-2013.

LM