Abidal: Benzema, më i miri i Realit

Ish mbrojtësi i Barcelonës, Eric Abidal beson se sulmuesi Karim Benzema është futbollisti më i mirë i Real Madridit, dhe do të dëshironte që ai të transferohej në Camp Nou.

Sport

18/03/2015 11:56

Karim Benzema është futbollisti më i mirë i Real Madridit, kështu mendon ish mbrojtësi i Barcelonës, Eric Abidal.

Ylli francez ka realizuar 20 gola në 40 paraqitje për Los Blancos këtë sezon, bilanc që mposhtet vetëm nga Cristiano Ronaldo me 41 gola këtë edicion.

Mirëpo, Abidal e vlerëson bashkëkombësin e tij më shumë se portugezin.

“Benzema është futbollisti që do ta transferoja nga Madridi nëse do të isha në Barcelonë”, deklaroi Abidal për “Gol TV”.

“Sigurisht, sepse për mua ai është tani futbollisti më i rëndësishëm i Realit. Nëse e largoni Benzeman nga Reali, ata do të vazhdonin të shënojnë gola, por jo aq shumë sa me të në ekip. Ai është futbollist shumë i kompletuar dhe të tjerët luajnë më mirë në Madrid kur Karim është aty”, u shpreh ai.