Abdullahu: Zgjedhjet e jashtëzakonshme nuk e zgjidhin problemin e Demarkacionit

Këshilltari i kryeministri Mustafa, Faton Abdullahu ka vlerësuar se zgjedhjet e jashtëzakonshme dhe ardhja e një qeverie të re nuk e zgjidhin problemin e Demarkacionit me Malin e Zi.

Lajme

18/04/2017 11:16

Ai duke komentuar mundësinë që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme nëse nuk kalon demarkacioni, është shprehur se mospajtimet për këtë çështje vetëm sa mund të rriten.

“Është shumë më e lehtë të vije një Qeveri tjetër, pas saj edhe një tjetër, sesa të vendoset një vijë tjetër kufitare me pajtim, ndërmjet nesh dhe Malit të Zi. Zgjedhjet e jashtëzakonshme mund të sjellin Qeveri të re, por mospajtimet mbi demarkacionin jo vetëm që do të jenë të vjetra, por ato kanë gjasa reale të stërkeqen. Ajo që mund të ndodhë rrjedhimisht nga zgjedhjet e jashtëzakonshme, përkatësisht nga një Qeveri e re në Kosovë, e që nuk do të vepronte si kjo e tanishmja sa i përket demarkacionit është, shumëzimi dhe shtrirja e këtij problemi nga ai i brendshëm në atë ndërshtetëror dhe rajonal, me çka përsëri do të vazhdoj izolimi i Kosovës dhe i qytetarëve të saj, sepse thjeshtë nuk do të përmbushet kushti i BE-së për liberalizim të vizave”, ka shkruar në facbook Abdullahu shkruan lajmi.net.

Ai ka thënë se kjo çështje përsëri do të përdoret si arsye për zgjedhje të jashtëzakonëshme.

“ Për më shumë, nëse shkohet në zgjedhje për shkak të kokëfortësisë dhe interesave klanore të disa kuvendarëve dhe opozitës aktuale lidhur me demarkacionin, baza e paqëndrueshme e Qeverisë që do të krijohej, është veç e gatshme, sepse demarkacioni do të jetë përsëri kusht dhe ajo do të përdoret përsëri me riciklim për të bërë thirrje për zgjedhje të jashtëzakonshme dhe refuzime politike tashmë të zakonshme”, është shprehur ai.

Shkuarjne në zgjedhje të jashtëzkonëshme nëse nuk kalon demarkacioni e ka përmendur si mundësi edhe kryeministri Mustafa./ Lajmi.net/