Abdixhiku pas deportimit të 6 shtetasve turq: Sot Kosova u soll me qyqarllëk e pa moral

Deputeti i LDK-së, Lumir Abdixhiku e ka kritikuar mënyrën se si sot u bë ekstradimi i shteasve turq.

Lajme

29/03/2018 16:58

Ai thotë se Kosova sot  u soll me beqarllëk e pa moral.

“Ekstradimi i pesë mësuesve e rreshton Kosovën në krah të kundërt me SHBA-të e me vendet e BE-së. Ekstradimi i sotëm sjellë edhe kapitullimin e plotë të institucioneve shtetërore përballë demokracisë. Sot Kosova u soll me qyqarllëk; pa moral”.

Deputeti i LDK-së ka thënë se kjo nuk është as normë kushtetuese e jona, e as traditë dorëzimi i njerëzve si sot.

Të dëbuarit nga Kosova janë Cihan Özkan, Kahraman Demirez, Hasan Hüseyin Günakan, Mustafa Erdem, Osman Karakaya dhe Yusuf Karabina.