Abdixhiku: Kur investitori i jashtëm takohet me ministrin me armë në brez

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, duke folur për të shtënat me armë të ministrit Dardan Gashi, ka pyetur se si do ta konsideronte veten investitori i jashtëm që vjen në Kosovë për t’u takuar me një ministër që bën shkelje ligji e sillet si kapadai me armë në brez.

Lajme

26/01/2018 14:00

Sipas tij, shtënia me armë zjarri në një vend publik është vepër penale dhe shkelja e ligjit nga ministri Gashi është komprometim i interesave të qytetarëve tanë dhe dikasterit që e drejton.

“Mos të harrojmë, bëhet fjalë për përgjegjësin e investimeve strategjike në Kosovë. A merreni me mend për pak se si do ta konsideronte veten investitori i jashtëm që vjen në Kosovë për t’u takuar me një ministër që bën shkelje ligji e sillet si kapadai me armë në brez, me çfarë integriteti e përfaqësimi e me çfarë sigurie tash i konsiderojmë investitorët e jashtë, pra kjo është çështja më serioze se sa një shkelje e rëndomtë, ka pasoja edhe në investime strategjike”, tha ai.

Abdixhiku ftoi kryeministrin që të respektoj ligjin duke shkarkuar ministrin që shkeli ligjin dhe të tregoj që çdokush është i barabartë para ligjit.