Abdixhiku e quan ‘vjedhje moderne” ndarjen e 53 milionë eurove për “Bechtel Enka”

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku e ka cilësuar ‘vjedhje moderne’, vendimin e Qeverisë së Kosovës, për ndarjen e 53 milionë eurove në formë kompensimi kompanisë ‘Bechtel Enka”

Lajme

05/06/2018 21:30

 

Ai në një postim në facebook ka thënë se qeveritarët hajnin ta shesin si shpëtim.

“Këta ti vjedhin 53 milionë euro. Edhe ta shesin hajninë si shpëtim. Një plaçkë moderne”, ka shkruar Abixhiku.

Qeveria sot në mbledhje ka ndarë 53 milon euro për kompanitë turko-amerikane si kompensim për vonesën e pagesave të kryera më heret.

Për këtë arsye autostrada “Arbër Xhaferi” e paraparë të përfundonte në fillim të këtij viti është shtyrë të përfundojë deri  më 31 dhjetor.

Ministrit i Infrastrukturës, Pal Lekaj pas vendimit të Qeverisë, ka thënë se Kosova më këtë i ka shpëtuar një padie në Gjykatën e Arbitrazhit./Lajmi.net/