Abdixhiku: Amerika me Kosovën në okupim, luftë e në paqe

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se Kosova nuk duhet ta harroj historinë dhe ndihmën që Amerika i ka bërë.

Lajme

09/12/2018 23:24

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, ka shkruar se Kosova asnjëherë nuk duhet ta harroj ndihmën që Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë dhënë, shkruan lajmi.net.

Abdixhiku në këtë postim ka shkruar se Amerika ishte me Kosovën në okupim, luftë dhe tani në paqe.

Këto komente Abdixhiku i ka bërë pasi që në Kosovë kanë ardhur 24 nga 51 mjete ushtarake amerikanë që janë ndihmë për Forcën e Sigurisë së Kosovës, përcjell lajmi.net.

Lexo edhe:

Mbërrijnë në Prishtinë automjetet ushtarake amerikane për Ushtrinë e Kosovës

Postimi i plotë i Abdixhikut pa ndërhyrje:

Historia që s’duhet harruar kurrë:

– 1992 Amerika vendosë vijë të kuqe për Kosovën.

– 1999 Amerika intervenon ushtarakisht për Kosovën.

– 2008 Amerika sponzorizon pavarësinë e Kosovës.

– 2018 Amerika mbështetë e ushtrinë e Kosovës.

Në okupim, në luftë, në paqe. 51 mjete ushtarake mbërrijnë nga SHBA-të në Kosovë. Ky është veçse fillimi. /Lajmi.net/