Abdixhiku akuzon BE-në: Pse veç kosovarët po i mbani të izoluar padrejtësisht?

Analisti, Lumir Abdixhiku e ka krahasur pritjen që iu bë Mogherinit në Kuvendin e Serbisë me atë nga liderët e Kosovës.

Lajme

04/03/2017 20:54

Ai e ka vënë theksin te izolimi i padrejtë që po u bëhet kosovarëve, të cilët i ka cilësuar ndër popujt më pro-evropianët, transmeton lajmi.net

“Dy milion kosovarët ndërsa, nga më pro-evropianët e mundshëm sot, mbahen të izoluar – pa lëvizje të lirë, pa njohje të shtetësisë, me plot kërcënime. Mbi të gjitha, kushtëzohen me kritere që asnjë vend tjetër s’i kishte më parë”, ka shkruar Abdixhiku.

Lexo postimin e plotë:

Në Serbi, përfaqësuasja më e lartë e BE-së Mogherini pritet me fishkëllima, fyerje e thirrje pro-ruse. Votuesve të tyre, trashëgimtarëve të papenduar të Millosheviqit – po kjo BE i jep lëvizje të lirë e status kandidati.

Dy milion kosovarët ndërsa, nga më pro-evropianët e mundshëm sot, mbahen të izoluar – pa lëvizje të lirë, pa njohje të shtetësisë, me plot kërcënime. Mbi të gjitha, kushtëzohen me kritere që asnjë vend tjetër s’i kishte më parë.

Kjo s’ka lidhje me drejtësi.