Abbas nga Beogradi: Palestina e Izraeli të ndjekin shembullin e Kosovës dhe Serbisë

Presidenti i Palestinës, Mahmoud Abbas, gjatë një vizite në Beograd ka thënë se vendi i tij po insiston që të vazhdojë bisedimet me zyrtarë të Izraelit, për të zgjidhur kontekstin disavjeçar mes tyre.

Lajme

10/06/2015 16:07

Abbas në takim me presidentin e Serbisë, Tomislav Nikoliq, ka thënë se bisedimet Kosovë-Serbi, duhet të shërbejë si shembull për ato mes palestinezëve dhe Izraelit.

“Për t’i përsëritur bisedime, ne nga Izraeli kërkojmë një gjë – që të ndërpresë shpërnguljet nga territoret tona. Kjo është legjitime dhe e gjithë bota e respekton një gjë të tillë. Do të duhej që deri të zgjidhja të arrijmë përmes bisedimeve paqësore, ashtu siç kanë bërë Serbia dhe Kosova”, transmeton lajmi.net.