Abazi nga Tirana i quan hajna grupin e Molliqajt

Anëtari i lëvizjes Vetëvendosje nga Tirana, Boiken Abazi, i ka quajtur hajna të kulluar politikë grupin e deputetëve që e kanë braktisur subjektin.

Lajme

13/03/2018 23:08

“Të gjithë ata që mbajnë padrejtësisht mandatet e fituara nga Lëvizja VETËVENDOSJE!, aktivistët e së cilës kanë derdhur djersë e kanë sakrifikuar, ndërkohë që Lëvzija ka investuar para për fushatat e tyre, pra të gjithë këta që hoqën dorë nga detyrimet pas zgjedhjeve për të ruajtur vetëm privilegjet, mund të konsiderohen pa asnjë drojë si persona që kanë kryer një hajni të kulluar politike – se ç’kontribut kanë dhënë për shoqërinë përpara se ta kryenin këtë hajni politike nuk ua justifikon hajninë! Të gjithë ata që e quajnë këtë etiketë të tepruar, le të shkojnë e t’ia shpjegojnë aktivistëve dhe votuesëve të Lëvizjes pse u desh të derdhin gjithë atë mund për këtë lloj hajnie politike. Sigurisht që do të mbetem përherë kundër ofendimeve dhe etiketimeve bosh, por do të mbetem edhe më i përkushtuar për t’i vënë sjelljeve të ulta politike emrin e saktë identifikues të tyre!”, ka shkruar ai.