Abazaj kalon testet mjekësore te klubi i njohur evropian

Klubi belg njoftoi se sulmuesi i ka kaluar me sukses të gjitha testet, duke lënë të kënaqur përgatitësit atletikë dhe mjekët e skuadrës.

Sport

12/05/2018 13:05

Kristal Abazaj ishte për një udhëtim blic në Belgjikë, ku iu nënshtrua vizitave mjekësore dhe testeve fizike me skaudrën e tij të re, Anderlechtin.

Klubi belg njoftoi se sulmuesi i ka kaluar me sukses të gjitha testet, duke lënë të kënaqur përgatitësit atletikë dhe mjekët e skuadrës.

Menjëherë pasi kreu vizitat dhe ndoqi një ndeshje të Anderlechtit në stadium, Abazaj u rikthye sërish në Shqipëri, për t’u vënë në dispozicion të Hasan Likës, për transfertën ndaj Kukësit, përcjell “Top Channel”.

Sulmuesi dëshiron që para se t’i bashkohet Andeerlechtit, të kualifikojë edhe Luftëtarin në Europa League, për të lënë gjurmë edhe në klubin gjirokastrit.

YouTube player