Tomë Gashi: Përsëri në Hagë

Tomë Gashi, ka konfirmuar se do të jetë njëri nga avokatët në Gjykatën Speciale.

Lajme

12/12/2018 12:52

Avokati Tomë Gashi, përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, ka bërë të ditur se edhe ai do të jetë njëri nga avokatët e Gjykatës Speciale, shkruan lajmi.net.

Në këtë postim, Gashi ka publikuar stemën me emrin e tij dhe dy avokatëve të tjerë, Gregor Guy Smith e Colleen Rohan, duke bërë të ditur se do të jenë përsëri në Hagë.

“Përsëri në Hague…”, ka shkruar Gashi në mbishkrimin e fotografisë, duke mos dhënë detaje se kë do të mbrojë në Gjykatën Speciale. /Lajmi.net/