Arrestohet në Shkodër 42-vjeçarja serbe që kërkohej nga INTERPOL-i

Një grua e shpallur në kërkim ndërkombëtar, është vënë në prangat e policisë kufitare në Muriqan, me qëllim ekstradimi.

Lajme

06/11/2018 23:27

Olivera Pavloviq, 42 vjeçe, banuese në Vranjë, Serbi, u arrestua pasditen e kësaj të hëne.

Ndalimi i saj u bë pasi në dalje të Shqipërisë, ku u kap nga policia kufitare e Muriqanit, Shkodër, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, raporton Tch.

Ajo është shpallur në kërkim më 12 tetor nga Interpol Beogradi, pasi Gjykata e Vranjës, Serbi, në maj të vitit 2015, e ka dënuar me 3 vite burg, për veprën penale “Trafikim i qenieve njerëzore”.

Për veprime të mëtejshme në pritje të ekstradimit, materialet iu referuan Prokurorisë së Shkodrës.