Arrestohet gruaja nën dyshimin se ka vrarë një 57-vjeçar

Një grua e moshës 51-vjeçare nga Gjakova sot është arrestuar nën dyshimin se ka vrarë një 57-vjeçar në Lladrovc të Malishevës.

Lajme

04/10/2018 15:18

Policia rajonale e Gjakovës ka bërë të ditur se gjatë ditës së sotme ka arrestuar 51-vjeçaren me inicialet N.Rr, pasi që e njëjta më 4 gusht të këtij viti në fshatin Lladrovc të Malishevës dyshohet se me armë zjarri ka vrarë 57-vjeçarin S.B, shkruan lajmi.net

57-vjeçari me inicialet S.B, ishte gjetur i vrarë me armë zjarri në veturën e tij.

Siç njofton Policia e Kosovës,  deri te ky vendim ka ardhur duke u bazuar në prova dhe argumente që janë mbledhur.

Po ashtu në cilësi të provës materiale është gjetur dhe është konfiskuar arma e zjarrit me të cilën dyshohet se është kryer vepra.

Policia rajonale e Gjakovës ka njoftuar se me urdhër të prokurorit të shtetit të dyshuarës i është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orësh. /Lajmi.net/